Raporti i PE-së për Sazanin dhe Zvërnecin, Tabaku: Rama dizinformon, Europa mbështet protestuesit për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin në Parlamentin Europian si një vlerësim për Shqipërinë, ku për të u dha përgjigje stuhisë dixhitale të dizinformimit për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka interpretuar qëndrimin e eurodeputetëve si mbështetje për kërkesat e protestuesve kundër ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Kurse ryeministri thotë se Vjosë-Narta dhe flamingot do të mbrohen, ndërsa zhvillimi në Zvërnec do të bazohet në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Postimi i plotë
Disinformuesi më i madh opinionit publik në Shqipëri foli përsëri! Euforia e atyre që kanë ngritur një sistem në shërbim të pakicës dhe jo të interesit publik nuk mund të fshehë të vërtetën.
Një nga mekanizmat përmes të cilëve u ndërtua ky sistem ishte ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura në vitin 2024. Përmes këtyre ndryshimeve u hap rruga që prona dhe troje me vlerë të jashtëzakonshme të kalonin në duart e interesave të ngushta, ndërsa sot disa prej përfituesve të kësaj skeme janë nën hetim nga SPAK.
Pikërisht për këtë arsye, amendamentet e Parlamentit Europian kërkojnë rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024. Njësoj siç kërkojnë heqjen e ligjit të investimeve strategjike, një ligj që është shndërruar në simbol të trajtimit preferencial, privilegjeve dhe kapjes së shtetit nga interesa të veçanta.
Shqipëria mund të bëhet pjesë e Europës vetëm duke çmontuar sistemin e pakicës që punon për një grusht njerëzish dhe që ka dëmtuar ekonominë, konkurrencën dhe besimin te shteti. Kjo kërkon reforma të thella, institucione të forta dhe barazi para ligjit. Ata që ndërtuan arkitekturën e shtetit të kapur nuk mund të jenë ata që do të ndërtojnë Shqipërinë europiane.
KOHA JONË SONDAZH

