FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rosberg jep “alarmin”: Hamilton do të tërhiqet nga F1!

Sezoni i ri i Formula 1 mund të nisë me një befasi. “Bombën” e lëshon ish-kampioni i botës, tashmë i tërhequr, Nico Roseberg. Sipas gjermanit, Lewis Hamilton po mendon tërheqjen.

Këtë vit më ka thënë se nuk dëshiron ta kalojë kohën duke udhëtuar. Këtë frazë nuk do ta nxirrte nga goja nëse nuk do të kishte në kokë idenë për të braktisur Formula 1. Me sezone kaq të gjata dhe rraskapitëse, qëndrimi në Formula 1 bëhet edhe më i vështirë.”

Më 7 janar Hamilton do të mbushë 33-vjeç. Ai ka fituar katër botërorë dhe nuk do të ishte çudi nëse do të thoshte mjaft, pasi të fitonte të pestin. Fakti që kontrata e tij me Mercedesin skadon në fund të 2018-ës dhe as që janë hedhur hapa për rinovimin, të bën të besosh te deklarata e gjermanit Rosberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?