Sërish tensione në Kuvend! Deputetët e PD i bllokojnë foltoren Ardit Bidos: “O zoti Bideja”!
Nuk kanë munguar tensionet dhe tonet e ashpra në seancën e sotme në Kuvend.
Ndërsa deputeti socialist, Ardit Bido po mbante fjalën e tij, deputetët e PD kanë tentuar ta pengojnë. Ata e konsiderojnë shqetësuese dhe të pafalshme që në Kuvend nuk flitet për protestën që po zhvillohet prej 18 ditësh në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Flamur Noka i mbajti një fletë përpara fytyrës, ndërsa e ofendonte duke i thirrur edhe “o zoti Bideja.”
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.
KOHA JONË SONDAZH

