Sesioni i 81 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB/ Trump darkë me liderët, i pranishëm edhe Rama
Kombet e Bashkuara nisin sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme në New York. Debati i Përgjithshëm do të zhvillohet nga data 22 deri më 26 shtator dhe do të rifillojë më 28 shtator, me temën: Rikthimi i besimit, menaxhimi i transformimit: OKB që sjell rezultate për të gjithë.
Kombet e Bashkuara përballen me presione financiare në rritje dhe me pikëpyetje mbi drejtimin e tyre të ardhshëm, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres përgatitet të largohet nga detyra në fund të vitit 2026.
Pas fjalës së tij hyrëse lideri më i rëndësishëm që do të flasë në seancë do të jetë Donald Trump.
Presidenti do të presë për darkë në një nga hotelet luksoze të New York-ut, liderët e pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme, mes të pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Shefi i qeverisë do të mbajë fjalën e tij në seancën e Asamblesë së OKB të premten më 25 shtator.

