FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpëtim Idrizi hap letrat 48 orë para zgjedhjeve: Lërini sondazhet, ja sa mandate fiton PDIU

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 shpalosi pritshmëritë e forcës që ai përfaqëson në 48 orë para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Idrizi foli hapur kur tha se parashikon që PDIU-ja jo vetëm të rritet por të arrijë të marrë nga shtatë deri në nëntë mandate.

“Kemi pritshmëri të mëdha në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Dibër, po punojmë fort edhe në Shkodër dhe Korçë. Besoj që do marrim 7 deputetë por nuk përjashtohet edhe tetë apo nëntë”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për sondazhet e dala deri më tani që e pozicionojnë PDIU-në edhe pas një force të re si LIBRA e Blushit e krijuar prej pak muajsh, Idrizi nuk e prish terezinë dhe thotë se po përsëritet e njëjta situatë si në 2013-ën, por pas zgjedhjeve PDIU-ja mori 5 deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani nuk dua të komentoj rastin e LIBRA-s, duhet që skena politike të ketë parti të reja. Sa i përket sondazheve kështu na ndodhi edhe në vitin 2013-të. Prandaj kam dashur që ta heqin fare PDIU-në nga lista, për shkak të këtij abuzimi. Por tani jemi mësuar me këtë gjë”,- shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?