FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Shqipëria e re”, 120 akademikë nga diaspora mbështesin protestën

Mbi 120 akademikë dhe intelektualë shqiptarë të diasporës kanë dalë me një deklaratë mbështetëse për protestat në Shqipëri dhe kërkesën për një “Shqipëri të re”, duke e cilësuar atë një reagim legjitim ndaj gjendjes aktuale politike dhe institucionale.

Ata theksojnë nevojën për qeverisje më transparente dhe më të përgjegjshme, si edhe për institucione që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të pushtetit. Një pjesë e rëndësishme e qëndrimit të tyre lidhet me gjendjen e arsimit dhe shkencës në vend.

Sipas tyre, sistemi aktual përballet me nënfinancim, mungesë meritokracie, dobësim të integritetit akademik dhe ndikime klienteliste, si edhe me mungesë vizioni afatgjatë për zhvillimin e dijes. Ata paralajmërojnë se pa arsim cilësor, kërkim shkencor serioz dhe inovacion, vendi nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm apo institucione demokratike funksionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademikët shprehin gatishmëri për të kontribuar me ekspertizë dhe përvojë në proceset e reformimit, me synimin për ndryshime të thella politike dhe institucionale në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?