Sot protestë dhe Kuvend, Policia e Shtetit “blindon” Tiranën. FNSH në gatishmëri

Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie për protestën qytetare të parashikuar për ditën e sotme përpara Parlamentit, ku pritet të zhvillohet edhe seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar.

Sipas raportimeve uniformat blu kanë ngritur dy perimetra të sigurisë me qëllim menaxhimin e situatës.

Bllokimi me gardh metalik fillon nga qendra tregtare “Toptani” deri përgjatë Rrugës së Elbasanit, duke e bërë të pamundur lëvizjen e kalimtarëve në segmentin që të çon drejt godinës së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të parandaluar çdo incident, në terren janë angazhuar mjete dhe forca të shumta policore, ku katër furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, janë në gatishmëri të plotë pranë zonës së protestës, si dhe është vendosur edhe një autobot uji për shpërndarjen e turmave në rast tensionimi të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po monitoron me vëmendje të gjitha akset kryesore përreth Parlamentit deri në përfundim të seancës plenare.

Pas nisjes së protestës, situata është tensionuar, ka pasur përplasje me policinë dhe protestuesit kanë hequr gardhin metalik para Kuvendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?