FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të hënën e protestave Qeveria shpërndan paratë e shpërblimeve

Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë pensionistët mund të tërheqin shpërblimet prej 5 mijë lekësh të reja që qeveria vendosi të japë në prag të festave të fundvitit. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet sipas një kalendari të përcaktuar dhe Posta do të punojë me orar të zgjatur.

”Ditën e hënë në mëngjes nis procesi i shpërndarjes së shpërblimeve dhe të gjithë ata që kanë datën në këtë grafik, pavarësisht nga llojet e pensioneve, do ta marrin shpërblimin bashkë me pensionin. Dhe të gjithë ata, po themi ata që e kanë marrë pensionin ditën e hënë, 3 dhjetor do të lihet që të hënën pasdite të marrin shpërblimet, në varësi të grafikut të cilin do ta publikojmë”,-tha Hado për ATSH.

Ai argumentoi se në rastet kur pensionistë nuk do të duan ta tërheqin shpërblimin për arsye të ndryshme, nuk do të ketë asnjë penalitet, pasi mund ta tërheqin edhe në 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?