FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vijon rezistenca te Unaza e Re, Basha: Agai i bëri pazaret, projekt për vilën në Surrel

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar sërish sot protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre pa u dëmshpërblyer.

Një qytetare e Unazës së Re, ka treguar sot se si është dhunuar nga po0licia ditën e djeshme në protestë.

Ajo i ka treguar kreut të opozitës Lulzim Basha, shenjta e dhunës barbare të ushtruar një ditë më parë nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për mediat nga protesta Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë euro, është për vilën e tij në Surrel.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edi Rama është një hajdut. Këta banorë janë këtu se ai do vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën dhe ligjin për shpronësim. Ai është projekt për vilën e Surrelit. Agai i ka bërë pazaret, për të vjedhur 40 milionë euro”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2193309904324189/

Janë shoqëruar dhjetra protestues në polici. Çfarë keni bërë si opozitë?

Jemi 24 orë pranë tyre. Kudo ku janë shoqëruar, ka pasur deputetë të opozitës që i kanë ofruar ndihmë ligjore dhe suport familjeve.

A ka një numër të saktë opozita të të shoqëruarve?
Numrat kanë ndryshuar. Po ju nuk kemi hetuar? Ca bëni ju? I bie që ti hetoj unë. Më prisni mua? Qytetarët nuk duhet të presin që kjo e keqe të vijë tek dera e tyre. Ky është projekti për vilën e Surrelit, do të lërë këta vogëlushë pa shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?