FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet varri i Budës, kutia qeramike…

Një varr mijëravjeçar i zbuluar së fundmi në Kinë besohet se mbart hirin e Budës. Disa besimtarët thonë se eshtrat e djegura 2000 vjeçare i përkasin Siddhartha Gautama, mësimet e të cilit u bënë themeli i fesë Budiste.

Kockat e djegura u gjetën në një kuti qeramike me një mbishkrim që pretendonte se i përkasin Budës, i cili besohet të ketë vdekur 2.500 vjet më parë.

Kutia është gjetur në Jingchuan, përkrah mbi 260 statujave budiste. Murgjit e Tempullit Manjusri në Manastrin Longxing në prefekturën e Jingzhou pretendojnë se kanë kaluar mbi 2 dekada duke mbledhur artifakte nga vendet fqinje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi sipas studiuesve mbetjet njerëzore të Budës janë ndarë mes ndjekësve të tij më të afërt, por kjo as nuk përjashton e as vërteton nëse kutia e gjetur mbart apo jo mbetjet Budës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?