Zonja Blerina Gjylameti mos e shiko biznesin si armik politik!

Debate të mëdha ka patur këto ditë nëse u helmuan apo jo studentët e AS. E verteta mbetet se nuk kishte helmim.

Nga njëra anë bie alibia e “helmimit” të studentëve të Akademisë së Sigurisë, nga ana tjetër shpërthen terrori institucional i AKU-së ndaj biznesit!

Në vend që të kërkohet e vërteta dhe të mbrohet standardi ushqimor me profesionalizëm, po shohim skena presioni, represioni dhe ndëshkimi brutal, që ngjajnë më shumë me metoda të rrezikshme sesa me një shtet që pretendon të hyjë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria nuk integrohet duke terrorizuar biznesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria nuk bëhet europiane duke përdorur institucionet si kamxhik politik.

Pak kohë më parë, ish-Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari anuloi masivisht gjobat arbitrare duke dhenë një mesazh të qartë: kontrolli duhet të jetë fillimisht këshillues, jo ndëshkues. Por sot, AKU duket se ka zgjedhur rrugën e hakmarrjes dhe spektaklit mediatik.

Drejtoresha Blerina Gjylameti vazhdon ta shohë biznesin si armik politik dhe jo si partner strategjik të ekonomisë dhe integrimit europian. Dhe ky është rreziku më i madh, kur institucione jetike për sigurinë ushqimore drejtohen me mentalitet politik dhe jo me ekspertizë profesionale nga Ekspertë të fushës.

Deklarata e shoqërisë “SORI-AL” hodhi poshtë çdo pretendim për helmim, por një tjetër e vërtetë doli në dritë: dhuna administrative, presioni dhe represioni që AKU ushtron ndaj sipërmarrjes shqiptare.

Kur institucionet humbasin arsyen dhe kthehen në vegla presioni, nuk kemi më shtet ligjor. Biznesi rrethohet me frikë. Dhe frika nuk është Europë./Marin Cukali/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?