Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 11:55 Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në Kotor, pas një incidenti të ndodhur gjatë një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Le Temps (1911) / Isa Boletini: Kurrë nuk do t’i dorëzoj pushkën dhe kamën time

Magazinë E martë, 21 Prill 2020 17:24
Le Temps (1911) / Isa Boletini: Kurrë nuk do t’i dorëzoj pushkën dhe kamën time
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2020

“Le Temps” ka botuar, të shtunën e 29 qershorit 1911, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një intervistë të zhvilluar asokohe me patriotin dhe luftëtarin e shquar shqiptar, Isa Boletinin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Na shkruajnë nga Shkupi:

Shefi i famshëm shqiptar Isa Boletini, për të cilin autoritetet turke besonin se e kishin shkëputur nga kryengritja, e la Sokolicën pak ditë më parë, dhe u tërhoq sërish, i armatosur, me tridhjetë prej të afërmeve dhe shokëve të tij, në kodrat e pyllëzuara, që ndodhen afërsisht dy orë me kalë nga Mitrovica.

Ata që e pyetën mbi arsyet e vendimit të tij të ri, Isa Boletini thuhet se u është përgjigjur :

“U ktheva në Shqipëri disa muaj më parë i vendosur për të zbatuar të gjitha aspektet e ligjit.

Pata shpresë se qeveria, nga ana e saj, do të bënte çdo përpjekje për të përmbushur kërkesat kombëtare të vëllezërve të mi, jo vetëm të atyre që ende luftojnë në kufirin turko-malazez, por edhe kërkesat e popullsisë urbane dhe rurale të Shqipërisë Veriore që kërkon edhe emërimin e zyrtarëve shqiptarë, adoptimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, shërbimin ushtarak të shqiptarëve në krahinën e tyre, me pak fjalë, privilegje të kërkuara nga vetë kushtet e ekzistencës së racës shqiptar. Asnjë nga këto nuk na është mundësuar.

Amnistia perandorake dhe disa koncesione që pasuan dëshmuan se ishin të pamjaftueshme në të gjithë Shqipërinë. Prandaj jemi betuar, ne shqiptarët, të mbajmë këtë qëndrim derisa të na plotësohen dëshirat tona.”

I pyetur nëse ai synon t’ua dorëzojë armët autoriteteve, Isa Boletini është përgjigjur :

“Kurrë nuk do të dorëzoj pushkën dhe kamën (thikën) time. Shokët dhe të afërmit e mi do të bëjnë të njëjtën gjë.”

Shefi shqiptar aktualisht qëndron i tërhequr por në gatishmëri. Ai shprehet se do të veprojë vetëm kur situata të jetë e nevojshme.

Mund t'ju interesojë

AKEP miraton rregulla të reja për telefoninë celulare: Kartat SIM do të kenë vlefshmëri 12-mujore

AKEP miraton rregulla të reja për telefoninë celulare: Kartat SIM do të kenë vlefshmëri...

29 Tetor 2026, 18:12
Nga modeli virtual tek infrastruktura fizike: Durana Tech Park prezanton përvojën në Cannes

Nga modeli virtual tek infrastruktura fizike: Durana Tech Park prezanton përvojën në Ca...

29 Tetor 2026, 12:13
Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Thuhet se pothuajse çdo ditë emisarë nga autoritetet e Mitrovicës vijnë tek ai për t’i kërkuar që të kthehet në fshatin e tij.

Qeveria ka vendosur të dërgojë pesë batalione për të shkatërruar bandat që infektojnë rajonin nga Gjakova në Pejë. Shqiptarët e Gjakovës armatosen shumë; kontrabandistë të shumtë kalojnë armë në sasi të mëdha nëpërmjet kufirit serb, sepse pushkët shiten tani në Shqipëri për 20-30 lira turke.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kolera sapo është përhapur midis trupave në Shqipëri; dje ka pasur 14 raste dhe 12 vdekje.

Etiketat e lidhura

Isa Boletini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 9 minutash

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 10 minutash

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 16 minutash

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër
Para 17 minutash

Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 14 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 14 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 4 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.