Home Sporti Lewandowski n...

Lewandowski në mëdyshje, te Bayerni përjetë ose te Barcelona për “Topin e Artë”

51
0

Rinovimi për t’u kthyer në legjendë te Bayerni, ose për të nisur një aventurë të re? Robert Lewandowski është duke reflektuar për të ardhmen e tij, teksa mund të zgjedhë që të qëndrojë në një zonë komforti te skuadra bavareze, apo të provojë një përvojë të re te Barcelona.

La Liga sigurisht është një kompeticion më kompetitivë, që mund ta ndihmojë polakun për të arritur te trofeu i “Topit të Artë”. Kontrata e polakut skadon në vitin 2023, por prej disa javësh ai po diskuton me drejtuesit bavarezë për të ardhmen e tij. Një vendim të rëndësishme do të ketë edhe bashkëshortja e Lewandowskit, pasi së fundmi kanë blerë një shtëpi në Mallorca.

Në Gjermani është i dyti me 308 gola, duke ndjekur Muller i cili udhëheq me 365 gola. Zgjedhja do të bëhet në harkun e pak muajve, teksa Bayerni dhe Barcelona janë në pritje. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit