Home Bota Ligji që lejo...

Ligji që lejon gratë të martohen me burra të ndryshëm, plasin polemikat

12
0

Propozimi i Ministrisë së Brendshme i Afrikës së Jugut, po shkakton shumë polemika në opinionin publik të vendit. Dokumenti synon shndërrimin e martesës në një fenomen më gjithëpërfshirës, propozimi synon që t’i lejojë grave të martohen me më shumë se një burrë, në qoftë se e dëshirojnë.

Iniciativa ka bazë ligjore tek fakti që në vendin e zhvilluar afrikan poligamia është ligjërisht e pranuar, dhe shumë meshkuj janë të martuar me gra të ndryshme, një ligj i miratuar pas rënies së regjimit racist të aparteid në vitet ’90 , dhe që bën pjesë e traditës së atij vendi.

Propozimi i ministrisë mendon se barazia gjinore duhet të përfshijë tashmë të njëjtën mundësi edhe për gratë. Nuk kanë munguar polemikat, që e kanë cilësuar propozimin si jashtë çdo tradite afrikane dhe që do të sillte probleme në kontekstin familjar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit