Home Aktualitet Liria e media...

Liria e medias, ambasadori britanik: Ka çështje që nuk po marrin vëmendjen e duhur

33
0

Anglia po mbështet shumë median, lirinë e medias, që në ditët e sotme është problem i madh në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarisht për shkak të dezinformimit. Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Alastair King-Smith, është një mbështetës i Masterit për Gazetarinë Investigative në degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

“Liria e medias ka qenë temë e rëndësishme për qeverinë britanike. Para emërimit si ambasador këtu unë drejtoja fushatën tonë botërore për lirinë e medias. Për të parë se si mund të mbështesim në të gjithë botën median e lirë e të pavarur. Ky është aspekt me rëndësi. Jo vetëm sepse liria e medias është e rëndësishme më vete, por sepse është mënyrë thelbësore për të mundësuar çdo gjë tjetër, qoftë demokracinë, qoftë zhvillimin ekonomik, etj.

Në Shqipëri, kemi dashur të mbështesim lirinë e medias dhe ndihma ndaj gazetarëve të rinj që të zhvillojnë aftësi të reja në gazetarinë investigative është tepër me rëndësi, por edhe të ndihmojmë median vendase. E dimë se gazetat e mediat vendase po përballen me sfida për modele të qëndrueshme për të ardhmen, etj. Kemi ndihmuar gazetarë në të gjithë Shqipërinë, sidomos mediat lokale, që të përmirësohen.

Shpresojmë që duke bërë këtë të ketë të diplomuar nëpërmjet programit të Masterit që të ndihmojnë gazetarinë për të ardhmen. Kjo është pjesë e rëndësishme e ndihmës ndaj Shqipërisë në rrugën për të përmirësuar zhvillimin ekonomik e demokracinë”. Për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, media në vendin tonë është duke lulëzuar, edhe pse veçon edhe probleme.

“Mendoj se media këtu është duke lulëzuar. Ndonjëherë disa nga çështjet që meritojnë vëmendje nuk po marrin vëmendjen e duhur. Ndonjëherë ka shumë çështje që duan vëmendje, ndonjëherë është çështje se cilës prej tyre po i jepet vëmendje. Mendoj se kontrolli i medias nga interesa biznesi ose politike, mund të bëjë që të mos marrim të gjitha lajmet kur nevojiten. Me këtë duam ta mbështesim median. Kjo ndihmë përbën zhvillim aftësish për gazetarinë investigative. Kam njohur gazetarë shumë të mirë dhe ka shumë potencial, ndaj duam të vazhdojmë ta nxitim. Por është e rëndësishme të kemi lajme të pavarura e të lira, prandaj është kënaqësi të jem sot këtu te A2 CNN me këtë intervistë me ju”. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit