Home KRYESORE Italia fiton ...

Italia fiton me përmbysje, Shqipëria luajti vetëm në fillim e në fund të ndeshjes

1342
0

Në Dortmund u luajt dueli historik mes Shqipërisë dhe Italisë. Gazetari Rozalb Lika nga stadiumi pasqyroi live ndeshjen.

Ndeshja u mbyll 2-1 për Italinë. Duhet theksuar se Shqipëria luajti në minutat e para dhe në minutat e fundit të ndeshjes!

KRONIKA

Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponjave”, në “Signal Iduna Park”.

Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma.

Por Italia ka kaluar brenda pesë minutave në avantazh, 2-1. Bastoni në minutën e 11-të ka barazuar dhe Barela në minutën e 16-të kaloi italianët në avantazh.

Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë duke shënuar shumë shpejt me Bajramin, por më pas u frikësua dhe u vendos në mbrojtje.

Gabime të shumta në mbrojtje nga Ajeti dhe Hysaj, ndërkohë që e vetmja notë pozitive duket se shkon për Gjimshitin. Në mesfushë lojë e vakët nga Ramadani dhe Asllani që thyejnë pak aksione. Në sulm vetëm Broja duket se ka guximin për të krijuar diçka më kundërsulme.

Në pjesën e dytë ekipi shqiptar pati një shkundje nga frika e italianëve, por prapë nuk e gjeti veten. Pas disa ndërrimeve, të cilat u bënë me shumë vonesë nga trajneri, ekipi kuq e zi e mori veten dhe mund të shënonte për të barazuar. Në fund Manaj pati shans të artë për gol, por portieri italian e shpëtoi Italinë nga barazimi. Ndërkohë gjyqtari nuk e dha goditje këndi.

Të mos harrojmë se luajtëm përballë Italisë kampione Europe!

SHQIPËRI-ITALI 1-2

MOMENTE EMOCIONUESE NGA HIMNI PARA DUELIT

Zyrtare/ Goli i Bajramit, më i shpejti në historinë e evropianëve

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit