Home Aktualitet Llabani: Ka i...

Llabani: Ka informacione se Policia njoftoi me telefon personazhet e krimit

134
0

Pse SPAK-u nuk kapi të fortët, emrat më të kërkuar nga Drejtësia? Gazetarja e ”MCN Tv”, Anduena Llabani zbardhi detaje nga dëshmia e Ervis Bardhit, të penduarit të drejtësisë që tregoi se si u pagua 50 mijë euro nga vëllezërit Çapaj për një vrasje.

”Gentian Beqiri ka qenë një person që ruhej nga Policia e Shtetit në banesën e tij. Sipas deklaratës së Ervis Bardhit, ka qenë i paguar nga 50 mijë euro nga vëllezërit Çapaj. Mund të themi që Gentian Beqiri ishte i akuzuar për vrasjen e njërit prej vëllezërve Çapaj, prandaj kjo ishte hakmarrje e hapur. Beqiri ndodhej në shtëpinë e tij. Masa e arrest shtëpie s’i ka penguar aspak. Ervis Bardhi, ajo për të cilën ka plasur debati në gjykatë, është kontestimi që i ka bërë mbrojtja dëshmisë së tij. Bardhi shquhet si kontingjent kriminal, njihet si një njeri që ka kryer akte çnjerëzore, që ka hapur dhe mbyllur gropa varresh. Një njeri që në këtë stad të jetës ka vendosur të rrëfehet”.

Po ashtu Llabani tha se Dumani ka shërbyer si precedent i mirë që të kemi edhe të tjerë të penduar, që mund të ndihmojnë në zbulimin e vrasjeve të tjera. Gazetarja tha se për operacionin “Golden Bullet” ka informacione se disa nga personazhet e botës së krimit u lajmëruan nga policia që të largohen nga Shqipëria para arrestimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit