Home Aktualitet Luan Baçi për...

Luan Baçi për deputetët e Rithemelimit: Kolegët të mos merren me ku*the brenda nesh, por me punë

126
0

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi del kritik sa i përket qëndrimit që mban një grup deputetësh brenda partisë, sa i përket njohjes së strukturave që kanë dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Haptazi deputeti i Rithemelimit tha se konteston shumë qëndrime të deputetëve që i përkasin këtij fraksioni të PD. Nuk kurseu as një apel ndaj deputetëve të Rithemelimit të cilëve u tha që të mos merren me intriga e kurthe për kolegët e këtij grupimi, por me punë.

“Unë e kontestoj fort qëndrimin që mbajnë një pjesë e kolegëve, në momentet kur ke pranuar dhe je bërë pjesë e strukturave të PD të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit e ke njohur këtë strukturë, e kemi njohur dhe pranuar që të gjithë që arrestimi i Berishës është politik.

Atëherë është detyrë e çdo deputeti në radhë të parë të grupit të PD që të shprehet hapur në mbrojtje të kauzës së mbrojtjes së kryetarit të PD. Kjo duhet të jetë kauzë për deputetët e PD. Gjekmarkaj është shprehur hapur që është arrestim politik e ka kërkuar lirimin e Berishës, edhe Bardhi e ka njohur një gjë të tillë. Pastaj sa herë e thonë ku venë pastaj varet janë problematika të deputetëve.

Ju bëj thirrje kolegëve që për hatër të demokratëve të respektojnë votën e demokratëve të merren me punë dhe jo me goditje nën brez shpife apo intriga, kurthe me kolegët deputetë të forcës së vetë politike. Shpifjet intrigat dhe skuthllëqet nuk duhen përdorur as me kundërshtarin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit