Home KRYESORE Lulzim Basha:...

Lulzim Basha: Koka i Durrësit nuk është koka i mafies së inceneratorëve, por Rama mbetet KOKA!

164
0

Duke folur sot në parlament, Lulzim Basha akuzoi ndër të tjera se mafie e inceneratorëve akoma nuk është penalizuar, pasi Lefter Koka si ish-ministër nuk mund të firmoset brenda një dite 16 vendime ministrie dhe qeverie, por vetëm me lejen e kryeministrit Rama mund të bëhej e gjitha kjo ku flitet mbi 400 milionë euro.

Pra Basha tha se “Koka i Durrësit nuk është koka i mafies së inceneratorëve, por Rama mbetet KOKA!”.

Me tej Basha shtoi se “Hipokrizia do të ishte një fjalë ledhatuese në këtë situatë. Kjo është situatë kriminale. Ka ardhur këtu pasi të gjitha kolonat që bëjnë bashkë ngjizjen e një kohezioni të një qeverisje, ku ata që duken se janë kundër, i ka ortakë. Fakti është që prej vitesh kjo qeveri, ky kryeministër nuk i njohin dhe jo më t’i qajnë hallet njerëzve. Fakti është se ka më shumë se 3 vjet që nga tërmeti dhe më pas pandemia që kjo qeveri është ekspozuar jo thjesht si e korruptuar, por më e korruptuara e Ballkanit. Sa herë që ndodhem në këtë foltore, dua t’ju them se ky nuk është as urimi dhe konstatimi i PD, por i DASH, sipas indeksit të Korrupsionit, Transparence Internacional, ku thuhet se Shqipëria renditet si ndër vendet më të korruptuara në Ballkan”- tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit