10 thëniet më të famshme të Fidel Kastros

Komandanti legjendar kubanez ka vdekur në moshën 90 vjeçare, duke qenë udhëheqësi më i gjatë botëror i shekullit të kaluar. Ai njihet si burri i fjalëve, tipike për liderët e majtë, duke folur shtatë orë në Kongresin e Partive Komuniste në 1986.

Gjithashtu në Kombet e Bashkuara në New York, ai foli njëherë katër orë e gjysmë. Ja disa nga fjalitë më interesante të tij.

1.Idetë nuk kanë nevojë për armë.

2.Nuk ka rëndësi sa i vogël je, nëse ke besim te vetja dhe një plan veprimi.

3.Nëse t’u mbijetosh tentativave për vrasje do të ishte një sport në Lojërat Olimpike, do të kisha fituar medaljen e artë.

4.Kam besuar gjithmonë se Krishti ka qenë një nga revolucionarët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.

5.Ne nuk jemi politikanë. Ne e bëmë revolucionin për t’i përzënë politikanët.

6.Revolucioni nuk është një shtrat me trëndafila. Ai është përleshja për vdekje mes të ardhmes dhe të shkuarës.

7.Kapitalizmi nuk ka kapacitetin, moralin as etikën për të zgjidhur problemet e të varfërve.

8.Përqindja e njerëzve me probleme mendore në SHBA është shumë e lartë. Që në momentin që ngrihet nga gjumi në mëngjes, një amerikan ndien se dikush po përpiqet të ndikojë në vullnetin e tij në njëfarë mënyre. Ai është njeri me 100 presione. Amerikanët jetojnë kështu dhe kanë ndjenja frustrimi.

9.Një nga të mirat e revolucionit është se edhe prostitutat tona janë të diplomuara.

10.Më dënoni, nuk ka problem. Historia do të më shfajësojë.

SHKARKO APP