FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

125 mijë kartolina për një mesazh, zbuloni për çfarë

Një kolazh gjigant prej 125 mijë vizatimesh dhe mesazhesh, të fëmijëve nga e gjithë bota për ndryshimet klimatike, është shpalosur mbi një akullnajë zvicerane që po shkrihet, duke thyer rekordin botëror të kartolinave të stërmëdha.

Mozaiku i kartolinave, që mbuloi një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë, u shpalos në akullnajën “Aletsch” në Alpet zviceriane, në një lartësi prej 3.400 metrash.

Eventi kishte si qëllim të promovonte një lëvizje globale të të rinjve për klimën, në prag të konferencës së pritshme “COP24”, që do të mbahet në Poloni muajin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kolazhi ka thyer me lehtësi rekordin “Guinness” për numrin e kartolinave të mbledhura së bashku në një imazh të vetëm, duke lënë pas atë të mbajtur nga një kolazh me 16 mijë kartolina.

Swiss Digital Mobile Reklama
'World's largest postcard' in Switzerland to raise awareness on climate change

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?