FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alec Baldwin shpallet fajtor se dhunoi një qytetar

Alec Baldwin është deklaruar fajtor për sulmin ndaj një qytetari për një vend parkimi në New York.

Aktori u paraqit në gjykatë për goditjen e një burri më 2 nëntor pas një mosmarrëveshje mbi vendin e parkimit përpara apartamentit të tij në Manhattan.

60-vjeçari pranoi që të merrte mësime për menaxhimin e zemërimit dhe të paguajë një gjobë prej 120 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baldwin u arrestua për sjellje të padisiplinuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u përball me akuzën për sulm, megjithëse avokati i tij tha se kishte video që provonte se aktori nuk e goditi shoferin tjetër, që u identifikua si 49 vjeçari Wojciech Cieszkowski.

Si pjesë e dënimit të tij, aktori duhet të përfundojë një program për menaxhimin e zemërimit deri më  22 mars, që është dhe data e ardhshme e seancës së tij gjyqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?