FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Amerikanë, ju lutem, mos na braktisni! Krizën shqiptare mund ta zgjidhni vetëm ju

Roland Qafoku

(Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919)

Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: Vërtetë s’di çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson: Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka ndodhur në Konferencën e Paqes në 1919 kur konfirmuam pavarësinë dhe në 1922 SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike me ne. Kështu ka ndodhur në përpjekjet për stabilitetin e shtetit shqiptar dhe zgjidhjen e shumë e shumë çështjeve që lidheshin me vendin tonë duke ndërtuar edhe godinën e ambasadës amerikane në Tiranë, e para godinë që Departamenti i Shtetit ndërtoi jashtë territorit të SHBA-së. Kështu ka ndodhur jo vetëm për rrëzimin e komunizmit dhe konsolidimin e demokracisë. Dhe kështu ka ndodhur edhe për çështjen sipërore të pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shtetit të dytë të shqiptarëve në trojet e tyre.

Prandaj në kushtet që ndodhet Shqipëria, në një krizë totale politike, institucionale, konstitucionaliste dhe për një rrezik për demokracinë, SHBA dhe vetëm SHBA mund dhe duhet të jetë zgjidhësi i kësaj situate. Diplomati I njohur Chris Hill tregoi para pak kohësh një histori kur në 1991 sapo u fut në ambasadën amerikane në rrugën e Elbasanit dhe së bashku me stafin po punonin në oborr. Një mesoburrë shqiptar iu afrua te kangjellat nga ana e rrugës dhe i kërkoi me gisht të afrohej. Hill bëri sipas kërkesës së shqiptarit të panjohur dhe pasi u përshëndetën u zhvillua ky dialog:

Shqiptari: Çfarë po bëni ju këtu?

Chris Hill: Sapo kemi hapur Ambasadën Amerikane dhe po merremi me rregullimin e ambjenteve.

Shqiptari: A je ndonjë i rëndësishëm këtu ti?

Chris Hill: Unë jam ambasadori (I ngarkuari me punë).

Shqiptari: Kam vetëm një lutje. Na braktisët për 45 vjet. Por ju lutem, tani që jeni rikthyer, mos na braktisni më.

Chris Hill: Nuk kam dëgjuar fjalë më të mençura edhe se çdo politikan shqiptar që kam biseduar se sa ato që më tha ai shqiptar i panjohur në vitin 1991.

Kjo është arsyeja e madhe që në shqiptarët e presim zgjedhjen nga SHBA. Ju lutemi shtetarë dhe diplomatë amerikanë, mos e braktisni Shqipërinë! Mos na braktisni ne shqiptarët!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?