FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha shijon çastet e fundit në plazh (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ndër të vetmit politikanë që përgjatë kësaj vere, ndau shumë pak të dhëna lidhur me pushimet e tij verore. Privacia e ruajtur nga kryedemokrati, hapi një valë “konspiracioni” në rrjet, nëse kryetari i PD-së, kishte pushuar apo jo këtë verë. “Shqiptarja.com” ka siguruar disa foto një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në plazhin e Qerretit, ku po pushon me familjen. Basha është fotografuar duke shëtitur buzë detit nën shoqërinë e të bijës. Duket se kryetari i PD-së po përgatitet me energji të reja për nisjen e parlamentit më 3 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?