FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BMW i kundërpërgjigjet Mercedes CLA 35 dhe Audi S3 Sedan

Gjiganti premium bavarez BMW ka njoftuar një Gran Coupe të ri të Serisë 2 me foto tërheqëse.

Duke gjykuar nga këto fotografi, coupe-ja e re me katër dyer, ka adoptuar modelimin e Serisë së re 1, e cila bazohet në të. Kjo do të thotë që edhe kjo BMW do të ketë motor të përparmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbizotërohet nga një parakolp agresiv me një marrje masive ajri përpara, ndërsa pjesa e pasme ka një vijë të çatisë në rënie që i jep një profil të hijshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

BMW ende nuk ka zbuluar specifikimet teknike të serisë 2 Gran Coupe, por dihet vetëm se në krye të diapazonit do të jetë M235i xDrive me 306 kuaj fuqi me motor 2.0-litra.

Vetura përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 4.8 sekonda dhe ajo do të jetë përgjigja e BMW ndaj Mercedes CLA 35 dhe Audi S3 Sedan.

Spekulohet se varianti më i dobët do të jetë 228i me 231 kuaj fuqi, gjithashtu me njësinë e huazuar nga Seria 1.

Modeli i ri nga Bavaria do të prezantohet në Panairin e veturave në Los Anxhelos, në muajin nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?