FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë e bën jetën më të gjatë: paraja apo arsimimi?

Hipotezat e së kaluarës thonë se paraja e zgjat jetën, ndërsa një studim i ri lëshon idenë se në fakt është edukimi ai që ndikon tek jatëgjatësia. Pagat më të larta lejojnë një fuqi më të madhe blerëse dhe rrjedhimisht ndikojnë në mënyrën e jetesës, mirëpo studimi i ri vendos në konflikt dy hipotezat.

Çfarë influencon më shumë?

Dy studiues nga Instituti Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara (SHBA) dhe Universitetit të Vienës për Ekonomi dhe Biznes (Austri) testuan dy teoritë dhe grumbulluan të dhëna analitike nga 174 shtete të botës, të mbledhura midis viteve 1970 dhe 2015. Sipas studimit megjithëse ekzistenca njerëzore lidhet ngushtë si me pagën ashtu dhe me arsimin, marrëdhënia midis jetës së gjatë dhe studimeve të mira është më lineare dhe konstante.

Swiss Digital Desktop Reklama

PËRFUNDIMI 

Swiss Digital Mobile Reklama

Një edukim më i plotë është një faktor më i mirë parashikues sesa një mirëqënie ekonomike më e lartë. Kjo, supozojnë shkencëtarët, sepse një kulturë më solide çon në zgjedhje më të shëndetshme të jetës (për shembull në mënyrën e të ushqyerit). Korrelacioni mes pasurisë dhe jetëgjatësisë lidhet me faktin  se një ekonomi më e mirë krijon më shumë mundësi për zgjedhje, por jo detyrimisht të mëson të zgjedhësh.

Burimi: Focus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?