FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cilin ushqim mund ta hani edhe pas pesë ditësh në frigorifer dhe cilin patjetër duhet ta hidhni poshtë

Si të mësoni kur është koha e fundit të bëni pastrimin në frigorifer. Sa gjatë bën të qëndrojë ushqimi në frigorifer para se ta konsiderojmë të “pangrënshëm”?

Madje edhe kur nuk e ndryshojnë aromën dhe ngjyrën, disa artikuj nuk duhet të hahen pas një kohe të caktuar .

Si të mësoni kur është koha e fundit që të bëni pastrimin në frigorifer dhe çfarë është e dëshirueshme të hani vetëm sot?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse temperatura në frigoriferin tuaj është 4 gradë celsius apo më pak, qe cili është afati i qëndrueshmërisë së artikujve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sallatat – sallatat nga vezët, mishi i pulës, proshuta, mishi i tonit dhe makaronat – mbani 3 deri në 5 ditë.

Salsiçet – paketimin e hapur – mbani 1 javë.

Salsiçet – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.

Mishin – paketimin e hapur apo të bluar – mbani 3 deri 5 ditë.

Mishin – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.

Proshuta e freskët – mbani 7 ditë.

Suxhuku i freskët nga mishi i pulës, gjeldetit, mishit të derrit apo mishit të lopës – mbani 1 deri 2 ditë.

Qofteret dhe mishin tjetër të bluar (të lopës, të gjeldetit, të viçit, të derrit, të qengjit dhe përzierjet e tyre) – mbani 1 deri në 2 ditë.

Mishi i lopës i freskët apo i pjekur, mishi i viçit, i qengjit – mbani 3 deri në 5 ditë.

Mishi i freskët i pulës apo i gjeldetit në copa – mbani 1 deri në 2 ditë.

Copat e freskëta të mishit të pulës dhe gjeldetit – mbani 1 deri në 2 ditë.

Çorbën dhe supat – me perime dhe mish – mbani 3 deri në 4 ditë.

Mishin e zier – mbani 3 deri në 4 ditë.

Copat e mishit të pulës të ziera shpejt – mbani 3 deri në 4 ditë.

Picat – mbani 3 deri 4 ditë.

Kur është fjala për mbetjet e ushqimit, përmbajuni rregullave shtatëditore – ushqimin lehtë të prishur hidheni pas shtatë ditësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?