FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Coca-Cola me kanabis

Coca-Cola po diskuton që të investojë në pijet me ”CBD”, i cili është përbërësi i marijuanës që nuk ka vetitë psikoaktive të bimës, pra, nuk e bën përdoruesin të jetë nën efekt droge, siç mund të ndodhë me kanabisin. Por mund të marrë vetitë qetësuese e që ulin dhimbjet.

Industria e pijeve me gaz ka pësuar rënie në përgjithësi, tashmë që interesi i njerëzve është kthyer më shumë ndaj çajrave e ndaj pijeve më të dobishme për shëndetin.

Në anën tjetër, industria e marijuanës është duke lulëzuar. Kompania kanadeze me të cilën po diskuton Coca-Cola tani, Aurora Cannabis Inc, merret vetëm me këtë lloj tregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2011, shitjet e marijuanës së ligjshme ishin pak mbi 1 miliardë dollarë. Në vitin 2016 ka shkuar 4 miliardë, dhe në fund të vitit 2017 arriti 9 miliardë dollarë. Heineken ka prodhuar që tani një pije me përmbajtje marijuane, edhe pse kjo lëndë mbetet shqetësuese në të gjithë botën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?