FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dalin në treg getat ”antiplumb”

Jemi në 2019-ën dhe duket se teknologjia sundon në jetën e gjithsecilit nga ne. Por ka ende një problem jo të lehtë për t’u zgjidhur: ai i getave dhe çorapeve të holla që grisen shumë lehtë.

Fatmirësisht, duket se edhe kjo çështje ka hyrë në rrugën e zgjidhjes: Sheerly Genius ka propozuar, për herë të parë, geta dhe çorape të holla ”të pa shkatërrueshme”, përbërë nga materiale balistike, të njëjtat që përdoren për jelekët antiplumb.

Ndërmarrja ka nisur një fushatë në Kickstarter për të marrë financimet. Premtimi është ai i krijimit të një produkti (më në fund) që nuk griset kur tërhiqet, nuk krijon vrima apo heqje fijesh. Një produkt i tillë mund të krijohet falë një prej fibrave më të forta në botë: kevlarit, e cila është pesë herë më rezistente se çeliku. Nga momenti që është rezistente edhe ndaj nxehtësisë dhe flakës, kjo fibër përforcuese përdoret jo vetëm për jelekët antiplumb, por edhe për pajisjet që përdoren në sportet ekstreme dhe pajisjet e aeroplanëve, varkat dhe veturat e garave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas krijuesve, getat e reja mund të vishen të paktën 50 herë: vërtet një hap para, duke patur parasysh se një palë geta apo çorape të holla grisen që herën e parë, madje edhe pa i veshur, thjesht duke i bërë gati për t’i futur në këmbë. Por sa do të kushtojë një shpikje e tillë? Produkti i ri, që pritet të dalë në treg së shpejti, mund të porositet me një çmim prej 79 dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?