FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e Verës, sot sytë nga qielli (FOTO)

Atmosfera festive ndihet sot kudo në rrugët dhe në sheshet e qytetit të Tiranës. Sot në orën 12:00 tek sheshi Skënderbej, do të ketë show, por jo në tokë, në qiell. Sot bën 25 vite Aeronautika shqiptare dhe për këtë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Instagram njofton se piloti, Martin Sonka do të bëjë show me një mini aeroplan në qiell.

Gjithashtu, Parku i Madh pret Ditën e Verës, sivjet edhe më i pastër e më i sistemuar, më i madh me zgjerimet e rrugicat e reja, më i ndriçuar e më rekreativ. Ai do të jetë sot një nga destinacionet kryesore të qytetarëve të Tiranës.

Varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë do të gjallërojnë ditën e sotme. Ndërkohë që në orën 10:00 nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Articial, do të zhvillohet për herë të parë parada e karnavaleve ku fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit do të parakalojnë me veshje të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?