E frikshme, 50-vjeçari shikon rastësisht në reklamën e paketetave të cigares gruan e tij të vdekur
Një burrë është shokuar pasi ka parë fotografinë e gruas së tij të vdekur tek sektori i paketave të cigareve në supermarket.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në Rimini të Italisë. 50-vjeçari u befasua kur pa foton e bashkëshortes së ndjerë në imazhet e paketave.
Ai ka bërë padi dhe kërkon një kompensim prej 100 milionë Euro.
Nuk dihet se kush e ka marrë foton dhe e ka përdorur pa leje. 50-vjeçari thotë se bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta para 1 viti e gjysmë.
Për më tepër, vdekja e saj nuk kishte lidhje me pirjen e duhanit.
Kompanitë e paketave të cigareve përdorin imazhe për t’u treguar konsumatorëve rreziqet që u kanosen nga konsumimi i duhanit.