Eklipsi mistik në Kili – I pari që prej 1592, mijëra turistë mahniten nga pamja

Qindra mijëra turistë u mblodhën në shkretëtirën kiliane për të përjetuar një eksperiencë mjaft të rrallë, eklipsin e plotë të diellit në një prej qiejve më të qartë në planet. Rajoni nuk kishte përjetuar një eklips të plotë të diellit që prej vitit 1592, ndërsa i radhës do të jetë në vitin 2165. Pikërisht për këtë arsye, por edhe për shkak të magjisë që dhuron fenomeni astronomik në qiej si ai i Kilit, interesi këtë herë ishte mjaft i lartë. Eklipsi i diellit ndodh kur Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, duke e zhytur planetin tonë në errësisë.

Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në Kili, një errësisë totale dhe mistike. Pamja më e qartë ishte pikërisht nga shkretëtira Atakama në veri të vendit, në kufi me Perunë. Edhe në qytetin bregdetar të La Serena, ku mungesa e lagështisë dhe dritave të qytetit krijon një prej qiejve më të qartë. Një rrip errësire prej rreth 150 kilometrash mbuloi qiellin, duke krijuar pamjen magjepsëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?