Endrit Braimllari: Abi Bank pastron paratë e mafias dhe terrorizmit

Nga Endrit Braimllari*

Të flasësh për peshkimin me këtë mazhorancë, nuk di për çfarë peshkimi të flasësh. Për peshkimin real të funksionimit real të bujqësisë, apo peshkimit ku të gjithë këta kanë rënë në dosjen 309.
Por edhe për funksionimin e Ministrisë së Bujqësisë, edhe për peshkimin, këta janë bërë qesharakë. Ju jeni bërë qesharakë, sepse vetëm një javë më parë, i inauguruan dhe ia dorëzuan për herë të dytë te peshkatarët e Durrësit të njëjtin port që e kishte inauguruar më parë ministri i tyre Niko Peleshi. Unë e kuptoj që sfida e këtyre së brendshmi se kush punon më shumë dhe kujt ia fusin më shumë, është sfidë që e kanë me njëri-tjetrin, por ministri i ri i Bujqësisë, drejtoresha e AZHBR-së që e ka kthyer këtë institucion në një bandë hajdutësh, duhet të kuptojnë që ajo është sfidë e ministrit paraardhës, e ministrit Peleshi.
Të flasësh tani më për lidhjen e kësaj qeverie me krimin e organizuar, është bërë normale, por edhe fatkeqësi për qytetarët, është fatkeqësi për ata që përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi, sepse është vërtetuar tashmë botërisht, atë ç’ka opozita ka denoncuar prej kohësh, që zgjedhjet e fundit, deformuan vullnetin e qytetarëve të këtij vendi dhe kjo mazhorancë, ky Kryeministër i deformoi duke përdorur gjerësisht krimin e organizuar në fushatë dhe duke bërë një skemë shumë të qartë të funksionimit në 12 qarqet e vendit. Krijoi skemën e tij politike të kanalizimit të vendit, mbushi vendin me hashash, e ktheu vendin në vendkalim për kokainën dhe heroinën. 613 kg kokainë të kapur në Maminas ende nuk ka përgjigje se kush është personi që kishte dalë garant dhe do të posedonte këtë ngarkesë, pro janë marrë me magazinierë.
Dosja 339 është dosja ku kanë peshkuar të gjithë drejtuesit e PS-së. I ka peshkuar më së miri duke hyrë garant për të blerë vota, duke përdorur krimin e organizuar, duke i dhënë favore. Ata që flisnin në ato përgjime aq lirshëm dhe aq normal në telefon, e kanë pasur shumë të thjeshtë në atë kohë, sepse shumë kolegë të mi thonin se si ka mundësi që këto njerëz kaq të ulët flasin në këtë mënyrë? E kanë pasur shumë të thjeshtë, sepse kanë pasur garant shtetin, kanë pasur garant institucionet e këtij shteti, kanë pasur garant policinë, institucione të tjera ligj-zbatuese dhe kanë punuar lirshëm, sepse vetë Edi Rama e implimentoi këtë skemë për të kompensuar konsumin e tij politik, mungesën e komunikimit me qytetarët. Për të marrë tepsinë më vete, përdori gjerësisht krimin e organizuar.
Tanimë Shqipëria është kthyer në faqet kryesore të gazetave më të njohura evropiane për krimin e organizuar, trafik të lëndëve narkotike, për kalimin e drogërave të forta, por së fundmi edhe për pastrimin e parave të mafies dhe të terrorizmit nëpërmjet të famshmes ABI Bank. ABI Bank del si garant kudo për pastrimin e parave të mafies dhe të terrorizmit. Të gjithë ne e dimë shumë mirë lidhjen e Kryeministrit me ABI Bank.
Ajo ku dua të ndalem dhe dua ta sjell si shqetësim në këto momente ka të bëjë me protestën e banorëve të Unazës së Re. Është dita e 96-të që ata banorë  protestojnë për të drejtën e tyre, për pronën e tyre që është gjëja më e shtrenjtë, që në këto 28 vite e kanë ndërtuar me djersë dhe gjak dhe nga ana tjetër kemi një arrogancë të kësaj qeverie, këtë arrogancë të ministrave, por mbi të gjitha kemi një arrogancë të përfaqësuesve të PS-së në Tiranë që kanë dalë deputetë nga ajo zonë. Asnjë nga këta nuk ka guxim dhe të vijë atje dhe të flasë me banorët, asnjë nuk guxon të vijë dhe të bashkëbisedojë me këto. Kjo është partia që bashkëqeveris me qytetarët, pse nuk e fillojnë bashkëqeverisjen që nga Unaza e Re? Po nuk kanë guxim të vijnë aty. Pse nuk kanë guxim?  Sepse vetë Kryetari i tyre Edi Rama, deputetë të zonës kanë shkuan aty në fushatë dhe kanë thënë: “Votoni Partinë Socialiste ne do ua legalizojmë pronën”, dhe banorët e votuan me të drejtë. Çfarë ndodhi më pas? Që jo vetëm nuk ua legalizoi, jo vetëm nuk ua hipotekojë, por i shkoi dhe i bëri presion banorëve të atij vendi duke shkaktuar drama sociale dhe nuk guxon më asnjë përfaqësues i PS-së në Tiranë të shkojë të bashkëbisedojë me ato banorë atje, por dalin nëpër studio dhe bëjnë ironi me fatkeqësinë e 1300 familjeve.
E mbani mend shumë mirë ju Edi Ramës ditët e para të asaj proteste, çfarë u tha banorëve? U tha që nuk kam para për dëmshpërblim sepse paratë që do u dëmshpërbleja juve do i çoj për shërbime publike, për kopshte, çerdhe. Me thënë të drejtën një njeri normal në këtë vend kur e dëgjon thotë shumë mirë. Hajde ndërtojmë kopshte, hajde ndërtojmë çerdhe dhe shkolla sepse në und të fundit i shërben shoqërisë dhe që jemi pro. Por çfarë u vërtetua 2 javë më pas? Që ato para nuk shkonin për shërbim publik, por 18 milion euro shkonin për kompani offshore drejtpërdrejtë në xhepin e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros. Dhe sot këto të tre livadhisin të lirë nëpër Tiranë pa u hetuar nga një Prokurori, të cilën ky e ka kapur tërësisht , por shkon dhe me përdorimin e Prokurorisë, me presionin në Reformën në Drejtësi i bën presion Prokurorëve, Gjyqtarëve për të arrestuar të ndershëm dhe të pafajshëm.
Kjo është filozofia e kësaj qeverisje dhe kjo është filozofia e Edi Ramës. Të jeni të bindur që jo vetëm banorët e Unazës së Re, por dhe banorët e Bulevardit të RI dhe banorët e Shkozës nuk kanë për tua falur këtë masakër sociale, ekonomike që ju po shkaktoni mbi ato sepse aty ka fëmijë, të cilët flenë gjumë me ndjenjën e frikës, ka fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk shkojnë dot në shkollë sepse janë të terrorizuar nga ideja që nesër do u vijë policia, do u vijnë fadromat, do u prishin shtëpitë e të jerm me radhë.
Këtu bie poshtë bashkëqeverisja juaj me qytetarët. Ju nuk bashkëqeverisin  me qytetarët, ju bëni show dhe këtë e kemi thënë. Në fakt me këtë termin bashkëqeverisje nuk e di se kush ua ka propozuar Edi Ramës, por e keni marrë në qafë. Pse e keni marrë në qafë? Sepse e keni futur në rolin e aktorit, i sillni aktorët e partisë, i thoni po kryetar, po Kryeministër punët janë në rregull, Shqipëria po ecën përpara, këtu ka zhvillim e tjera më radhë he ndërkohë keni humbur komunikimin me realitetin, keni humbur komunikimin me hallet e vërteta që kanë sot shqiptarët, keni humbur komunikimin me varfërinë që kanë sot shqiptarët ku varfëria është në ekstrem. Nuk shoh unë ndonjë politikë konkrete për hapjen e vendeve të reja të punës nga kjo qeveri. Më thoni nëse ka një ministër të kësaj qeverie që flet publikisht për vende të reja pune. Nuk ka sepse nuk ka asnjë alternativë. Të rinjtë dhe të rejat e vendit  po largohen, po e lënë Shqipërinë sepse këtu nuk ka punësim, sepse këtu nuk ka një sistem arsimor që t’i shërbejë të rinjve, por ka një sistem arsimor klientelist sepse ky Kryeministër, kjo qeveri ka vrarë ëndrrat dhe shpresën e të rinjve në këtë vend dhe për këtë të gjithë duhet të mendoni dhe jo të vini këtu në Parlament dhe jo të nxirrni ministra lartë e poshtë duke u bërë zëdhënës të Kryeministrit dhe noter të Kryeministrit sepse do vijë një ditë që gjithsecili do mbajë përgjegjësinë e vet.
Dhe në mbyllje të fjalës sime, po dëgjoja në fillim të propozimit të këtij projektligji organizata, shoqata peshimi e të tjerë me radhë. Ua them me bindje të plotë që i keni bërë organizatat e peshkimi të në organizata partie dhe këtë nuk e them unë, por e di çdo i madh dhe i vogël. Merrni çdo Kryetar Bashkie që keni, çdo deputetë vetëm tek kthimi i organizatës të peshkimit në organizatë partie. Aty e ka mendjen, ky është morali i kësaj qeverie dhe këtë i transmetoni sot qytetarëve, vuajtje, mashtrim, urrejtje dhe përbuzje. Ju nuk jeni në krah të shqiptarëve, por jeni në krah të krimit të organizuar.

*Fjala e deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari në Kuvend

SHKARKO APP