Është mirë të flemë me ujin e detit dhe të mos e shpërlajmë kripën?

Kemi dëgjuar shpesh herë, sidomos më të mëdhenjtë dhe më të moçmit, se është mirë të mbani në trup për gjatë gjithë natës, kripën e detit.

Pra, nëse shkoni në det, më mirë mos u lani dhe mos e hiqni ujin e detit nga trupi, por flini me të të paktën një natë.

Kjo është ajo që mund të na kenë thënë gjyshet apo edhe mamatë, por çfarë shkakton në trup mbajtja e ujit me kripë.

Sipas nënave e gjysheve tona, kripa forcon lëkurën, na rrit imunitetin për në dimër, na bën të mos ftohemi, por a është e vërtetë një gjë e tillë?

Kjo pyetje i është bërë ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”, dermatologes Eva Jorgaqi.

Ndryshe nga sa mund të mendonim, ajo sjell një version tjetër shkencor të këtij fakti.

Dermatologia shprehet se uji i detit nuk ka ndonjë përfitim të madh për shëndetin.

Eva Jorgaqi bën me dije se:

Kripa e detit bën mirë. Edhe për detin janë të njëjtat probleme si për pishinën, ndaj mbajtja gjatë e ujit të detit mund të shkaktojë dermatit irritativ. Kripa mund të krijojë probleme. Unë nuk shof ndonjë arsye për t’u mbajtur aq gjatë uji i detit. Rregullat e higjienës janë njësoj si për ata që frekuentojnë pishinën edhe ata që frekuentojnë detin”.

Me fjalë të tjera, ky është vetëm një mit, ndaj mirë është që të shpërlajmë trupin pasi shkojmë në det, në mënyrë që të mos rrezikojmë.

Rreze Dielli “Miti” se na bën mirë të flemë me ujë deti pas plazhit, përgjijen na e jep dermatologia

SHKARKO APP