FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Femrat me diplomë universiteti tradhtojnë më pak se meshkujt

Meshkujt janë më të prirë ta tradhtojnë gruan nëse kanë diplomë universiteti ose nëse punojnë në ndonjë bar/kafene, ka zbuluar një studim i ri.

Puna si banakier i bën edhe gratë më të prira të tradhtojnë – por nëse e kanë të kryer universitetin, ato janë më pak të prira sesa meshkujt që ta kryejnë aktin e tradhtisë.

Të paktën kështu sugjeron një studim i ri nga hulumtuesit suedezë, të cilët i kanë anketuar qindra mijëra çifte për më shumë se 20 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hulumtuesit besojnë se edhe biznesi i restoranteve inspiron më shumë afera sepse punëtorët shpenzojnë më shumë kohë me kolegët e gjinisë së kundërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket edukimit, edhe shkencëtarët kishin mbetur paksa të habitur: ata nuk kishin mundur ta gjenin ndonjë arsye se përse shkollimi ndikon ndryshe te meshkujt dhe te femrat sa i përket tradhtisë.

Në anën tjetër, fermerët, punëtorët e bibliotekës dhe kimistët rezulton se janë më së paku të prirë të tradhtojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?