FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ferrari i Schumacher del në ankand, shifra të çmendura për blerjen e tij

“Unë jam Michael Schumacher dhe pas më vjen historia!“. Është kjo motoja që ndjek pilot gjerman, që shkruajti historinë në disiplinën e Formula 1. Plot 7 tituj të fituar dhe shumë histori të lënë pas. Sezoni më i bukur i gjermanit, i cili po kalon një situatë kome prej vitesh, është padyshim ai i vitit 2002, ku edhe arriti që të fitoj titullin.

Atë sezon, ai fitoi në Australi, Brazil, San Marino, Spanjë, Austri, Kanada, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Belgjikë dhe Japoni. Schumacher nuk e përdori në çdo pistë makinën e llojit, F2002, por pavarësisht kësaj mjeti i përdorur prej tij do të dal në ankandin e Abu Dhabi.

Njëvendëshja vlerësohet me rreth 5.5 milionë euro, por shifrat mund të rritet duke parë edhe interesin e disa prej blerësve, që janë gati të paguajnë edhe më shumë vetëm për të pasur atë makinë në garazhin e tyre. Sidoqoftë, pavarësisht shumës që RM Sotheby do të fitojë nga kjo shitje, një përqindje e tyre do të shkojë në Fondacionin Keep Fighting, e frymëzuar pikërisht nga Schumacher.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?