FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festivali i deveve në Indi

Festivali i deveve në Bikaner të Indisë është një kremtim i rrallë që i shton ngjyra e hare kulturës së rajonit të Raxhastanit. Ai organizohet nga autoritetet vendore të turizmit, si event që tërheq në masë të madhe sa vendas, aq edhe të huaj. Për të marrë pjesë në të, përzgjidhen kafshët më të bukura, të cilave paskësaj, u shtohet edhe vlera.

Devetë e zbukuruara parakalojnë përpara njerëzve dhe bëhen pjesëmarrëse të disa garave përgjatë dy ditëve të festivalit.

Temë e tij këtë vit i kushtohej atyre kafshëve që mbijetojnë në kushtet e ashpra të shkretëtirës. Larmia e ngjyrave, kërcimet vibruese tradicionale dhe performanca të tjera kulturore e kthejnë eventin në një magnet për qindra mijëra vendas dhe turistë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit kanë rastin të shijojnë gjithashtu çaj dhe ëmbëlsira të përgatitura me qumësht deveje, ndërsa i presin edhe plot tezga me produkte artizanale, artikuj argjendarie dhe objekte qeramike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?