FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festivali operistik “Marie Kraja”, 15 konkurentë para jurisë ndërkombëtare

Të 15 konkurentët tashmë kanë nisur përgatitjet dhe do të jetë një juri prestigjoze ndëkombëtare, e cila do të përzgjedhë edhe fituesin.

Paolo Ingrasciotta do të përfaqësojë Italinë në festival dhe për të ky është një konkurs prestigjoz dhe mbështetja e publikut shqiptar ka mjaft rëndësi.

“Do të konkuroj me pjesë të kompozitorëve të mëdhenj në një konkurs mjaft presigjoz si ky, – shprehet ai. – Një konkurs, i cili na promovon ne artistët e rinj. E dua Shqipërinë dhe shpresoj shumë që shqiptarët të më mbështesin dhe kështu të mund të arrij deri në natën finale.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Greqia ka përfaqësuesen e saj në festival, e cila do të konkurojë me dy pjesë të kompozitorëvë të mëdhenj: “Jam shumë e emocionuar, – tha ajo. – “Marije Kraja” është një konkurs mjaft i rëndësishëm për ne artistët e rinj. Do të konkuroj me dy pjesë të mëdha, njera që ka alegri dhe gjallëri brenda, ndërsa tjetra është e kundërta, ka brenda saj shumë dhimbje. Uroj shume të arrij në natën finale.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Synim i festivalit është promovimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i imazhit të vendit tonë përmes organizimit të një aktiviteti me standarde ndërkombëtare, por mbi të gjitha nxitja, zhvillimi dhe promovimi i talenteve të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?