FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto/ Baresha që kullot delet në mes të Parisit

Tufat e bagëtive duke kaluar në qytet, ose nëpër rrugët kryesore ka qenë një dukuri që e kemi parë në zonat urbane të Shqipërisë, më rrallë në Tiranë. Por kjo pamje nuk diçka e re nëpër rrugët e Parisit, ku disa ditë në muaj mund të ndeshësh në trotuar tufa delesh.

Mund të këmbehesh me to ndërsa je në park, ke dalë për të pirë një kafe, apo sapo del nga dera e një butiku.

Julie-Lou Dubreuilh, 41 vjeçe, ka qenë një bareshë për shtatë vjet në Paris. Ajo u bashkua me një grup barinjsh urbane dhe më pas u transferua në periferi dhe themeloi kolektivin e Clinamen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për 10.000 vjet delet kanë jetuar me njerëzit. Ato janë të afta për shumë gjëra, si p.sh të ecin në një trotuar, të qëndrosh të qeta, të ndalojnë kur semafori është i kuq. Delet e barinjve urbane janë pjesë e qytetit, të lindura në qytet dhe ato jetojnë aty si çdo banor i mirë i këtij qyteti”, shprehet Julie- Lou Dubreuilh për gazetën britanike “The Guardian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo ditë tufa kullot në një park të jashtëzakonshëm prej 400 hektarësh në La Courneuve. Ndërsa pesë ditë në muaj, ata hanë në qytet në një zonë urbane në veri të Parisit që shtrihet nga Aubervilliers deri në Garges-lès-Gonesse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?