FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO HISTORIKE/ Ja disa nga çastet intime të familjes së Carit, para se të zhdukeshin nga bolshevikët

Foto të rralla kanë dalë në dritë nga familja mbretërore ruse, teksa duken të lumtur në udhëtimet e gjuetisë dhe varkë, duke treguar një jetë me pasuri të pafundme, e në më pak se 3 vite nga realizimi i tyre ata do të zhdukeshin në mënyrë misterioze në duart e revolucionarëve bolshevikë, duke i dhënë fund mbretërimit 300-vjeçar të familjes Romanov.

Fotot private të familjes Romanov të veshur me të bardha në një udhëtim veror në liqen japin një pamje intime të një prej familjeve të rrethuara me mister për shekullin XX.

Fotot e këndshme të Car Nikollës II që çon fëmijët e tij të argëtohen duke bërë xhiro me varka, apo duke lozur me borë të japin idenë se fundi i kësaj familje nuk do të vinte kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato janë realizuar nga Herbert Galloëay Stuart, mësuesi i anglishtes të nipave të Car Nikollës II, në mes të viteve 1908-1916, e janë bërë publike vetëm së fundmi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?