FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foto/ Humbi të dyja këmbët në Afganistan, i riu bëhet marinar

Një veteran i luftës që humbi të dyja këmbët dhe një dorë, ndërsa kishte nevojë për të paktën dhjetë operacione në fytyrë pas një bombardimi në rrugë në Afganistan, tani po lundron gjithandej nëpër botë.

Craig Wood, 27 vjeç, ishte vetëm 18 vjeç kur shërbeu në Afganistan, por shpërthimi i  një bombe gjatë  patrullës së tij të parë, rezultoi fatale, duke e lënë atë në koma për 14 ditë, shkruan “Dailymail”, raporton “BalkanWeb”.

Mjekët i thanë se ai kishte vetëm një shans për t’i mbijetuar bombardimeve dhe si përfundim Craig u zgjua pa këmbë dhe një dorë. Sidoqoftë ai nuk pranoi që mungesa e këmbëve dhe duarve ta pengonin në jetë. Made edhe kur Camilla Dukesha e Cornwall e vizitoi atë në një qendër rehabilitimi, ai i premtoi asaj se do të ecë përsëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm që e mbajti premtimin, por ai shkoi edhe një hap më tej dhe u bë marinar, duke eksploruar detin vetëm në jahtin e tij të quajtur, Sirius.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?