FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Katër divat e muzikës shqiptare në një koncert së bashku

Ato janë këngëtaret më të dashura shqiptare! Të gjithë jemi rritur me hitet e tyre ndër vite, sepse ato nuk janë vetëm artistet e vërteta të skenave tona, por edhe figura të plotësuara publike me mjaft kredibilitet në media e shoqëri.

Sot, ka ardhur koha që t’i shohim së bashku në një koncert recital të jashtëzakonshëm ku secila syresh prej tyre do të interpretojë këngët më të mira të repertorit personal. Po flasim për Rovena Dilon, Irma Libohovën, Eneda Tarifën dhe Besa Kokodhimën. A nuk janë diva të vërteta të muzikës shqiptare? Nuk kemi pikë dyshimi që po, ndaj ato kanë zgjedhur që si një “dhuratë” të veçantë për të gjithë fansat e tyre të vijnë në një koncert recital.

Këtë gjë e bëri me dije fillimisht Rovena Dilo, e cila gjatë një interviste në “Vizion Plus” u shpreh se do të realizonte një koncert muzikor së bashku me disa kolege të tjera. Një katërshe fantastike artistesh që do të jenë protagonistet e recitalit që kanë vendosur ta quajnë “Divat”, ku do të interpretojnë hitet e tyre më të suksesshme./class

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?