Foto të rralla/ Shqipëria e viteve 1913-1914

Këto fotografi të rralla që datojnë qysh në vitet 1913-1914 përkatësiht nga koha e Mbretit Vid, vijnë të mbledhura nga shkrimtari, përkthyesi dhe studiuesi, Robert Elsie.

“Oficerët holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por – për fatin tonë të mirë – edhe nga një aparat fotografik. Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga Luftërat Ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore.

Shumë fotografi të oficerëve holandezë janë ruajtur deri sot dhe po paraqiten këtu, shumica për herë të parë. Ky koleksion fotografik, përmban shumë pamje unikale dhe do të mrekullojnë të gjithë njerëzit e interesuar për historinë shqiptare dhe ballkanase.”- Robert Elsie.

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore.

Thethi është një bukuri e rrallë natyrore që ka Shqipëria. Krahina e Thethit është e mbuluar nga një dëborë e përhershme që të krijon imazhin e një vaske 6 km të gjatë dhe 1 km të gjerë.

Në veri, gri dhe e zhveshur, ndodhet maja e Arapit 2217.2 m mbi nivelin e detit, shumë e preferuar nga alpinistët për shkallën e vështirësisë e krahasuar me nivelin ndërkombëtar.

Fotot janë të vitit 1939:

SHKARKO APP