Gentian Zenelaj: Çdo ditë e mendoj të largohem nga Shqipëria

Aktori i njohur i humorit, aktualisht moderator i emisionit ‘Stop’ në tv Klan, Gentian Zenelaj e ka shprehur vazhdimisht hapur zhgënjimin e tij nga politika shqiptare.

Duke e cilësuar skandaloze, Zenelaj thotë se ajo ka hyrë tashmë në çdo pjesë të jetës sonë, e lejuar nga vetë shqiptarët.

“Politika ka hyrë në çdo pjesë të jetës sonë, edhe këtë e kemi lejuar vetë. Njerëzit detyrohen të shikojnë politikë në 80% të ekraneve, një politikë që për mua është është skandaloze”, tha aktori, i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka menduar të largohet nga Shqipëria, ai nuk nguron të tregojë se kjo ide i kalon çdo ditë në mendje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo ditë e mendoj të largohem nga Shqipëria, por është e vështirë për mua pasi këtu kam krijuar gjithçka, kam familjen, miqtë dhe s’kam kohë të nis çdo gjë nga fillimi. E mendoj se Shqipëria është vendi më i papërshtatshëm për të jetuar si artist. Kush ka fatin të ketë një rrogë, minimale e mesatare, nuk ka as shpërblime, por është shumë e vështirë. Një aktor nuk jeton dot me 500 mijë lekë se ka punë shumë të vështirë, tani jo më të vështirë se minatori, sepse as ai me këtë rrogë e ka të pamundur. Nëse do më jepej mundësia do zgjidhja Mynihyn, Vjenën edhe pse pak e ftohtë, Firencen jam dashuruar kur e kam parë. Ka pak a shumë stilin e Tiranës, ku brenda ditës mund ta shikosh edhe dy herë të njëjtën fytyrë”, tha Zenelaj me humor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?