Gjiri i Lalëzit mirëpret Bankën Lëvizëse, Credins Bank zhvillon takimin e katërt me fermerë

Credins Bank zhvilloi takimin e katërt në Gjirin e Lalëzit në mbështetje të bizneseve agro. Në eventin e organizuar nga Credins në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Zhvillimin e Territorit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Këto janë pikërisht seminare të cilat duhet të vazhdojnë e të zhvillohet në të gjithë territorin. Është e vetmja mënyrë që  të vazhdojmë të përcjellim këtë mesazh në të gjitha zonat rurale” tha ministrja Margariti.

Ashtu si në çdo takim tjetër, përfaqësuesit e Credins informuan fermerët e pranishëm mbi kreditë agro, procesin e aplikimit, si dhe i kushtuan vëmendje të veçantë njohjes së tyre me njëri tjetrin, për të nxitur bashkëpunimet dhe interesat e përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një aktivitet që ka startuar përpara 12 vitesh dhe e them tani me siguri të plotë që suportin e parë financiar e kam nga banka Credins. Ajo që është më e rëndësishme, në vazhdimësi, sa herë që kam kërkuar për nevoja të ndryshme në momente oportune, kam gjetur zgjidhje nga banka Credins. Në këtë aspekt ju përcjell sinqerisht përgëzimet e mia më të sinqerta dhe ju uroj që gjithmonë të jenë suport i fuqishëm për zhvillimet agro në përgjithësi dhe për agroturizmin në veçanti” u shpreh Gëzim Huqi, fermer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga momentet kyçe të eventit ishte prezantimi i Bankës Lëvizëse, e cila do t’ju vijë në ndihmë fermerëve duke ju ofruar shërbimet bankare aty ku deri më tani, ka qënë e pamundur.

Pas njohjes me programin që banka ofron më mbështetje të agrobiznesit, Credins zhvilloi bashkëbisedim të lirë me fermerët dhe ofroi konsulencë.

Iniciativa e Bankës Credins në mbështetje të agrobiznesit do të vazhdojë të përcillet në zona të tjera të Shqipërisë. Takimi në Gjirin e Lalëzit ishte i katërti pas atij të Roskovecit, Korçës dhe Lezhës.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?