FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gmail do të jetë ndryshe javët e ardhshme

Google ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të Gmailit. Në një email që disponon The Verge, kpmpania thotë se dizajni i ri do të përfshijë dhe disa risi, që do të vlejën dhe në llogaritë normale të Gmail.

Google shkruan The Verge, premton një pamje “të freskët, të qartë për Gmail në web”, me risi si Smart Reply, aftësia për të vendosur alarmin tek emailet dhe mbështetje offline.

Nuk dihet saktësisht se si do të jetë pamja e re, por kompania ka nxjerrë së fundmi pamjen e re te Google Calendar, me ikon dhe ngjyra moderne. Ky ndryshim do të vijë në javët e ardhshme, si një program i hershëm aksesi për konsumatorët e G Suite dhe llogaritë personale në Gmail.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po punojmë në disa përditësime të mëdha për Gmail, që janë ende në fazë draft. Na duhet dhe pak kohë të merremi me veten, kështu që nuk mund të bëjmë të ditur asgjë ende”, thotë një zëdhënës i Google për The Verge.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?