FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Google sjell një smartphone ekonomik

Google tenton të rrisë linjën e tij të smartphone, Pixel, duke shkuar në fashën më të ulët të tregut. Sipas Economic Times, shoqëria ka në program të nxjerrë një smartphone të fashës së mesme mes korrikut dhe gushtit. Pajisja mendohet për tregjet në zhvillim, si ai i Indisë, ku dëshiron të fokusohet Google.

Sipas të përditshme aziatike, Pixel Phone do të ishte një nga produktet hi-tech me të cilin Google tenton të sfidojë tregun indian. Deri në fund të muajit pritet të dalë altoparlanti i Google Home dhe Google Home Mini, ndërsa brenda vitit në Indi do të vijë kompjuteri portabël Pixelbook, bashkë me disa pajisje për shtëpi që Google prodhon nën firmën Nest.

Smartphone-i i fashës së mesme do jetë përkrah top gamës Pixel. Pasuesit e Pixel 2 dhe Pixel 2 XL duhet të publikohen nga Google vjeshtën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?