FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gratë nuk bëjnë paptestin

Një pjesë e mirë e popullatës nuk e akseson sistemin shëndetësor me shërbimet që ofron. Gratë kanë mungesë të theksuar informacioni mbi kontrollet që duhet të bëjnë edhe pse flasim për rritje të numrit të kancerit të gjirit dhe kancerit të qafës së mitrës. Ka edhe gra që nuk kanë bërë kurrë gjatë jetës së tyre një paptest për të kontrolluar kancerin e qafës së mitrës. Kur kjo ndodh në Tiranë, pak km më larg situata duhet të jetë edhe më e errët.

Këto gra janë informuar nga Organizata të Shoqërisë Civile mbi rrezikun e shtuar për kancer të qafës së mitrës, mosha kur duhet bërë një paptest e më pas u është ofruar analiza e paptestit falas.

Kanceri i qafës së mitrës rezulton me 130 raste të tjera çdo vit. Ndërkohë 12 mijë gra të cilat u depistuan me testin e human papiloma virus, 600 prej tyre rezultuan pozitive. Në këtë situatë kërkohet që strukturat shëndetësore të marrin masa për të informuar popullatën edhe për ti ndërgjegjësuar ato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?