FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hakerët ia vjedhin 24 milionë dollarë në Bitcoin një investitori

Një investitor në kriptovaluta humbi 24 milionë dollarë pasi ra viktimë e një teknike hakimi me ndërrim kartash SIM.

Siç raporton The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 janar 2018 pak ditë pasi Bitcoin arriti vlera rekord. Hakerët vodhën 1,500 Bitcoina duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe përdorur funksionin Forgot Password të Google për t’iu qasur e-mailit.

Në posedim të dy llogarive personale, hakerët e thyen portofolin e kriptovalutave të Terpin, vodhën asetet dixhitale dhe i shitën menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bitcoin këmbehej me 16,969 deri në 15,790 më 7 janar 2018, sot tregtohet me 8,800 dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teknika e zëvendësimit të kartave, njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit i cili përdoret për t’iu qasur llogarive të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?