Hapën varrin e Jezusit pas 5 shekujsh, mahnitën shkencëtarët (foto)
Shkencëtarët kanë hapur varrin e Krishtit, të cilin për shekuj e rradhë askush nuk kishte mundur ta hapte deri më tani.
Por, shkencëtarët të cilët po restaurojnë muret janë mahnitur, pasi në varrin ku mendohet se u la të prehej i qetë “Biri i Zotit” i cili ndodhet në një kishë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ata bënë një zbulim të rëndë.
Ata kanë gjetur pjesë të varrit që ishin të paprekura, mes të cilave një pllakë mermeri, e cila besohet të jetë pllaka e varrimit ku Jezusi u “ringjall”, dhe mbi të ishte vizatuar një kryq.
Arkeologu Fredrik Hiebert ka thënë për “National Geographic”: “Jam tërësisht i habitur. Gjunjët po më dridhen pasi nuk isha aspak i pregatitur për këtë.
Nuk mund të jemi 100% të sigurt, por kjo është një provë e dukshme që vendndodhja e varrit nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës, ç’ka është një sinjal për të gjithë historianët që kanë dyshuar në epoka”.
Antonia Moropoulou nga National Technical University of Athens u shpreh se “Guri i Shenjtë” është nderuar dhe kërkuar ndër shekuj, por vetëm tani mund të shihet.
Tashmë varri është mbyllur dhe me shumë mundësi, do të qëndrojë i mbyllur dhe për qindra vjet të tjerë.